Sipas kryeministrit suedez, Fredrik Reinfeldt, presidenti çek kërkon të shtojë një shënim me dy fraza në fund të faqes së traktatit. “Me sa di unë, kjo ka të bëjë me Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri suedez para shtypit. Më pas Klaus kërkoi që Këshilli i Evropës të prononcohet në lidhje me këtë shënim të shkurtër në fund të faqes së traktatit. “I them Presidentit çek që ky është mesazhi më i keq në momentin më të papërshtatshëm”, nënvizoi Reinfeldt. Që prej disa ditësh, zyrtarët evropianë kanë tentuar të kontaktojnë drejtpërdrejt me Klaus, kundërshtari i deklaruar i traktatit, me qëllim për të arritur një qartësim në lidhje me qëllimet e tij.