Fischer, i cili është drejtor i Zyrës së Statistikave, do ta drejtojë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e parakohshme të planifikuara për në tetor. Qeveria e përkohshme e Fischer do të ketë mbështetjen e Demokratëve Civilë të Topolanek dhe rivalëve të tij, Social Demokratëve. Republika e Cekisë është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian deri në fund të qershorit.