Nëse krijuesi i “Sex and the City”, Darren Star, do të kishte patur dorë të lirë, Carrie Bradshaw dhe Mr. Big nuk do të kishin përfunduar së bashku.
“Mendoj se filmi, në fund, doli nga ai që ishte qëllimi i tij, pra që të tregonte se femrat në fund nuk gjejnë lumturi tek martesa. Jo se nuk munden, por sepse shfaqja kështu u konceptua që në fillim, të ishte ndryshe nga komeditë tradicionale romantike. Kjo ishte ajo që tërhoqi audiencën”, ka thënë ai.
Star ka sqaruar se ky vendim u morr nga producentët dhe skenaristët e tjerë.