Aktorja/ prezantuesja e njëkohësisht e dashura e George Clooney ka thithur vëmendjen e mediave mbarëbotërore në shumë parada nëpër tapetët e kuq. Tani kanë filluar të publikohen dhe fotot e para të një shërbimi fotografik për të madhin Roberto Cavalli. Fotot tregojnë një Canalis vërtetë të bukur teksa përgatitet të pozojë. “Për koleksionin tim të të brendshmeve u frymëzova nga një femër e vërtetë, me appeal, karizëm dhe sensualitet. Kemi qenë miq me Elisabetta Canalis, kemi punuar edhe më parë bashkë ndaj isha i sigurt se do të ishte perfekte për të nxjerrë në pah shpirtin e kësaj fushate publicitare dhe rezultatet tregojnë se nuk e kisha aspak gabim”, ‐ ka thënë Roberto Cavalli.