Calvin tallet me Taylor Swift në videon e re, “Olé”

Calvin Harris dhe John Newman kanë publikuar videon e tyre më të re, “Olé”, por fansat mendojnë se klipi lidhet me ish-in e Harris, Taylor Swift.
DJ 32-vjecar dhe Newman shfaqen gjatë pushimeve verore në Kabo të rrethuar nga femra të bukura të veshura me bikini.
Por duket se shumë prej skenave i referohen romancës së re që Taylor ka nisur me Tom Hiddleston.
Në një moment njëra prej modeleve ulet tek gurët në breg të detit, pikërisht si fotot e para të Tom dhe Taylor duke u puthur.
Në një skenë tjetër, Harris, Newman dhe vajzat janë duke shëtitur në plazh, njësoj si Swift dhe Hiddleston gjatë udhëtimit të tyre në Londër.

Advertisement