Të dy dominojnë skenën muzikore dhe shpesh herë edhe klasifikimet.
Megjithatë fansat nuk duhet të presin ndonjë bashkëpunim mes Calvin Harris dhe të dashurës së tij Taylor Swift.
Sipas raportimeve nga The Sun, Calvin ka refuzuar me edukatë mundësinë e bashkëpunimit me këngëtaren.
Me sa duket ai dëshiron të shmangë ndonjë “konflikt” të mundshëm, duke patur parasysh edhe faktin se bashkëpunimi me ish-të dashurën e tij, Rita Ora, nuk përfundoi dhe aq mirë.
“Hiti i rradhës i Calvin është gati, por ai është në kërkim të ndonjë ylli të madh të muzikës për të bashkëpunuar”, tregojnë burime të afërta të tij.
“Atij iu propozua bashkëpunimi me Taylor, të cilin e refuzoi, duke patur parasysh se si mund të shkojnë gjërat kur biznesi përzihet në një lidhje dashurie.”
Sic tregojnë burimet, Calvin po shikon mundësinë e bashkëpunimit me Beyonce.