Vazhdojnë ironitë midis Taylor Swift dhe ish të dashurit të saj Calvin Harris. Por mesa duket Calvin do ti japë fund këtij diskutimi. Nëpërmjet postimeve të tij në Twitter, ai i ka dedikur një postim Taylor-it. Ai ka shkruar: “E kuptoj që je e lumtur në marrëdhënien e re që ke krijuar dhe duhet të përqëndrohesh në të, në vend që të tentosh të lëndosh ish të dashurin tënd. Unë e di që ti ke nevojë të kesh një person të ri për të fundosur, siç bëre me Katy Perry-n. Por më vjen keq, nuk jam unë ky djalë. Unë nuk do ta lejoj këtë gjë.”