Me sa duket afrimiteti gjatë koncertit të Kenny Chesney ishte vetëm maja e ajsbergut.Vetëm një ditë pasi këngëtarja dhe producenti janë parë disi të afërt gjatë një koncerti, një burim i afërt i tyre ka thënë për E! News se në fakt ata që prej Shkurtit të këtij viti takohen fshehurazi.
Për më tepër? Burimi tregon se DJ është mjaft i tërhequr nga këngëtarja.
“Ajo e tërheq shumë. Mes tyre pati pëlqim që kur u takuan në Brit Awards. Që atëhere të dy takohen në mënyrë të fshehtë.”
“Në fakt ata janë një cift shumë i bukur. Për momentin janë duke u njohur, më pas do të shohim se si do të shkojnë gjërat.”
Megjithatë asnjëri prej të dyve nuk ka konfirmuar zyrtarisht thashethemin.
Spekullimet janë përhapur më tepër gjatë kësaj jave kur Swift dhe Harris janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Nashville.
Sipas të njëjtit burim Swift tashmë pëlqen shumë edhe muzikën house dhe do të dëshironte një bashkëpunim me Calvin.

Advertisement