Caitlyn Jenner, imazhi i ri i H&M Sport

Caitlyn Jenner ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se do të jetë imazhi i ri i H&M Sport.
“Prapaskenat me @hm! Ndihem shumë krenare që jam pjesë e fushatës #HMSport”, ka shkruar ajo.
Jenner njëkohësisht ka postuar një fotografi nga prapaskenat.
“Zgjodhëm Caitlyn Jenner si imazhin tonë sepse është një nga atletët më të njohur në botë dhe sepse duam të tregojmë se cdo gjë është e mundur”, kanë sqaruar përfaqësuesit e kompanisë.

Advertisement