Buzët e plota ju bëjnë të dukeni më të reja

“Kur identifikuam njerëz që dukeshin të rinj për moshën që kishin, ndaluam tek ndryshimet në buzët e tyre”,- ka thënë David Gunn, një studiues nga Unilever që realizoi edhe studimin në fjalë. Studimi analizoi 102 fytyra binjakesh gjermane dhe 162 fytyra femrash britanike të moshës 45 – 75 vjeçare. Buzët hollohen aq më shumë sa njerëzit plaken dhe studimi zbuloi se masa në të cilën ky ndryshim ndodh është i përcaktuar nga gjenetika. Të tjera shenja të plakjeje si psh rudhat favorizohen nga një mix faktorësh gjenetikë dhe mjedisorë. Ky përfundim i studimit, se femrat me buzë të plota gjykohen nga të tjerët më të reja se mosha e tyre reale, duket një dritë jeshile për femrat që të bëjnë mbushjen me kolagjen apo silikon. Mgjth David Gunn mendon se kjo nuk është zgjidhja e duhur për femrat në moshë që duan të duken më të reja, pasi një fytyrë e rudhur do t’i linte në baltë. Në ditët e sotme ka shumë mënyra të tjera për të fryrë sadopak buzët si shkëlqyesat apo buzëkuqët që shkaktojnë një lloj reaksioni që fryn buzët.

Advertisement