Presidenti Topi në vizitën e zhvilluar në qytetin e Burrelit ka hedhur sërish sot kritika në drejtim të sistemit të drejtësisë, duke shtuar se drejtësia nuk është në nivelin e duhur. Ai ka kërkuar që të punojnë të gjithë për një sistem të pavarur nga politika dhe të gjitha ndikimet e tjera. Gjithashtu Presidenti Topi u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë për kartat e identitetit dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit. Topi gjithashtu është shprehur se vendi ynë ka bërë përparime dhe këtë e tregon anëtarësimi pas tre javësh të Shqipërisë në Nato. Topi shtoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme bashkëjetesa në harmoni pavarësisht bindjeve partiake.