Burg për sekserët e Gjykatës së Vlorës

Gjykata e Krimeve të Rënda shqyrtoi një tjetër çështje që ka të bëjë me korrupsionin në gjyqësor.
Ajo la në burg sot shoferin e kryetares së gjykatës së Apelit të Vlorës, shtetasin Robert Petoshati dhe shetasin Gjolekë Xhaferraj.
Ata dyshohet se kishin marrë një shumë të konsiderueshme parash për të ndikuar në trupën gjyqësore të Gjykatës së Apelit të Vlorës që po shqyrtonte çështjen e një grabitjeje me armë.
Prokuroria tha se Petoshati i kishte kërkuar 20 mijë euro Xhaferrajt për t’ia zgjidhur këtë çështje në favor të tij.
Këto para qëndronin në shtëpinë e shoferit të Gjykatës së Apelit, ndërsa seanca do të zhvillohej një javë më pas.
Ditën e shtunë policia arrestoi dhe Myqerem Çelën, 60 vjeç.
Ai akuzohet si ndërmjetës dhe si personi që ka bërë shkëmbimin e parave mes Xhaferrajt dhe Petoshatit.
Gjyqtarët, sipas hetimeve të prokurorisë, nuk ishin në dijeni të kësaj afere.

Advertisement