Bulqizë | Vijon në ditën e tretë greva e minatorëve

Friday, January 16, 2026

Minatorët kërkojnë rritjen 20% të pagave, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin dhe sigurinë e kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit, miratimin e statusit të minatorit dhe largimin e subjekteve të paliçencuara nga miniera, kërkesa që kanë mbetur në ajër dhe pa asnjë përgjigje. Ata vijojnë thirrjen ndaj qeverisë që të ndërhyjë në arritjen e kërkesave të tyre, kërkesa që i parashtruan edhe javën e shkuar gjatë disa ditësh protesta në dyert e kryeministrisë. Ditën e djeshme 5 prej minatorëve lanë grevën për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -