Bulqizë | Vijon greva, minatorët kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie

Friday, January 16, 2026

Vendimi për hyrjen ose jo në grevë urie minatorët do ta marrin ditën e sotme pas orës 14.00, i cili është edhe afati i fundit që ata i kanë dhënë drejtuesve të kompanisë koncesionare austriake ACR për plotësimin e kërkesave të tyre jetike. Minatorët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave me 20%, heqjen e taksës së dyfishtë, uljen e moshës së pensionit, hapjen e fronteve të reja të punës. Ata paralajmëruan se në rast të mosplotësimit të këtyre kushteve do të hyjnë në grevë urie. Deri më sot drejtuesit e kompanisë koncesionare ACR kanë negociuar me minatorët, por pa arritur asnjë marrëveshje me ta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -