Edhe pas daljes nga greva të minatorit Sali Alliu dy ditë më parë për shkak të përkeqësimit të shëndetit, nëntë minatorët e mbetur në mjediset e grevës nuk pranojnë të marrin mjekim për simptomat që paraqesin. Protesta e minatorëve përkrahet nga qindra kolegët e tyre të minierës dhe familjarët që kërkojnë plotësimin e kërkesave. Minatorët e kromit i kërkojnë ACR-së t’u plotësojë të gjitha kërkesat, jo vetëm ato ekonomike dhe të investimeve në minierë, por edhe atë për largimin e drejtorit aktual të minierës, Mehdad Zogu.


