Bulqizë | RISHM: policia të largojë minatorët, miniera rrezikon shembjen

alt

Drejtori i RISHM-it Saimir Zekaj pas deklaratave për rreziqet potenciale në minierë nga ndërprerja e punës aty e mosmirëmbajtja doli në një konferencë për shtyp. “Në kushtet kur nuk po merret vesh se kur do të arrihet një marrëveshje për takimin e minatorëve me kompaninë ACR e miniera po shkon drejt degradimit është e domosdoshmëri ndërhyrja e menjëhershme”, apeloi Zekaj. Ai bëri me dije se nga ndërprerja e punës shembjet në minierë vijojnë të agravohen duke e degraduar atë në atë farë mase sa miniera mund të shembet duke zënë përfund minatorët. Drejtori i RISHM-it tha se janë bllokuar edhe rrugëkalimet në minierë, ndërkohë që niveli i ajrit nuk është në nivelin e duhur. Ai tha se miniera nuk është mirëmbajtur nga ekspertët e ACR-së duke shtuar se ujërat gjatë kësaj kohe janë hequr nga vetë minatorët. Zekaj i kërkoi forcave të rendit të largojë minatorët, duke theksuar se pas grevës miniera do të ekspertohet me themel nga specialistët e RISHM-it.

Advertisement