Bulqizë | Minatorët rikthehen në protesta

alt

Të mbledhur para zyrave të ACR-së ata kanë deklaruar se nuk do të ketë asnjë marrëveshje të pjesshme, por vetëm plotësim total të kushteve. Minatorët do të vijojnë protestat e tyre deri të hënën, ditë kur pritet të zhvillohet edhe seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar. Ky është vendimi i këshillit të sindikatës i cili ka kërkuar gjithashtu që Kuvendi në seancën e parë duhet të diskutojë për situatën në Bulqizë dhe për kërkesat e minatorëve. Sipas minatorëve nëse nuk ka do të ketë një reagim pozitiv nga Kuvendi ndaj kërkesave të tyre, atëherë ata do të nisin grevën e urisë. Gjithashtu minatorët janë shprehur të indinjuar në lidhje me letrën e presidentes së kompanisë ACR-së Skatche-Depich e cila pasi i ka uruar ata për Fiter Bajramin u ka kërkuar rikthimin në punë dhe zgjidhjen e problemeve me anë të bisedimeve, por duke lënë jashtë konfederatën. Komunikimi i vetëm i kompanisë gjatë ditëve të fundit ka qenë ia i djeshmi, kur presidentja e “ACR”, Skatche-Depich i ka uruar Festën e Bajramit të gjithë punonjësve të kësaj kompanie. Në letrën e hapur të saj, ajo u ka kërkuar sërish minatorëve të kthehen në punë ndërsa ka shtuar se kompania “ACR” është e gatshme të ulet në bisedime për të arritur një marrëveshje në lidhje me kërkesat e tyre.

Advertisement