As thirrja e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Roland Keta që minatorët të shkojnë në prefekturën e Peshkopisë për t’u takuar me drejtuesit e ACR-së nuk është pranuar nga minatorët grevistë. Tashmë gjendja e 13 minatorëve në ditën e 18-të të grevës së urisë nën tokë sa vjen e rëndohet. Grevës i shtohet tashmë edhe tensioni jashtë minierës ku minatorët e tjerë në hyrje dhe qytetarët e Bulqizës kërcënojnë të zaptojnë rrugën kryesore, në Qafë Buall. Ndërkohë që shëndeti i 13 minatorëve grevistë përkeqësohet, ata këmbëngulin të vijojnë grevën, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.