Sindikata pretendon se kompania ka thyer ligjin duke ndërhyrë në grevën e urisë. Ajo akuzon kompaninë për ndërhyrje në punët e sindikatës, thyerje të ligjit të grevës dhe për presion dhe largim të pamotivuar nga puna të minatorëve. Sipas përfaqësuesve të sindikatës padia e minatorëve është e bazuar në Kodin e Punës dhe përkatësisht në nenet 182, 186, 197. Por megjithëse çështja do të hyjë në një rrugë ligjore, debati mes palëve nuk ka përfunduar ende. Minatorët e Bulqizës kanë nisur sot sërish protesta para zyrave të kompanisë ACR. Drejtuesit e ACR kanë kërkuar dhe një herë nisjen e punës dhe kanë theksuar se miniera nuk mund të mbetet peng i një grupi njerëzish.