Në këto kushte minatorët i kanë dërguar policisë së Bulqizës një kërkesë, ku i kërkojnë lejen për një tubim në qytet dhe bllokimin për dy orë të rrugës kryesore Tiranë-Peshkopi, në përpjekje për t’i dhënë zë kërkesave të tyre. Madje ata duket se janë të vendosur ta vijojnë grevën duke i kërkuar policisë të mbikqyrë godinën e marrë me qera për këtë grevë, dhe të verifikojë seriozitetin e protestës. Greva e urisë vijon për shkak të mosplotësimit të një kërkese nga ana e kompanisë ACR, atë të largimit të drejtorit të minierës së kromit, Mehdad Zogu. Kjo mbetet e vetmja kërkesë për të cilën ACR nuk dha pëlqimin e saj, pas plotësimit të kërkesave për rritjen e pagës me 20%, dhënien e pagës së 13-të, pagesën e një muaji greve si dhe nisjen e investimeve në minierë.


