Besim Toska ka dalë nga greva, në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku ka marrë edhe ndihmë e parë shëndetësore. Sipas mjekut Fatos Hoxha, 39 vjeçari është në gjendje të normalizuar shëndetësore, por duhet të mbahet nën kontroll për disa orë, pasi kushtet ku zhvillohet greva nuk janë të përshtatshme. Ndërkohë, minatorët kanë ndërprerë të gjitha lidhjet me personat jashtë ambienteve ku zhvillohet greva, por edhe me median dhe mjekët. Gjatë orëve të fundit është raportuar edhe për rëndimin e gjëndjes shëndetësore të dy grevistëve të tjerë, por ata nuk kanë pranuar ndërhyrje të mjekëve.


