Bulqizë | Minatorët në ditën e dytë të grevës, kërkojnë plotësim kushtesh jetike

alt

Afro 700 minatorët e Bulqizës janë përkrahur nga metalurgët e Burrelit dhe ata të Elbasanit, që janë nisur mëngjesin e sotëm drejt mjediseve të Kompanisë ACR, ku janë tubuar minatorët. Ata po protestojnë ndaj Kompanisë Koncesionare austriake ACR, pasi kjo e fundit nuk ka mbajtur premtimet për përmirësimin e kushteve të punës. Minatorët e Bulqizës kërkojnë së pari përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave me 20%, heqjen e taksës së dyfishtë, uljen e moshës së pensionit, përcaktimin e një date për hapjen e pusit të thellësisë, që do të hapte fronte të reja pune. 700 minatorët kërcënojnë se do të hidhen në grevë urie në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre jetike. Sipas tyre në rast se nuk hapen fronte të reja pune, brenda vitit, 650 minatorë të kësaj kompanie pritet të dalin në rrugë. Minatorët kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për zgjidhjen e situatës, por ende nuk ka asnjë prononcim për çështjen.

Advertisement