Bulqizë | Minatorët në ditën e 24-t të grevës

alt

Ende nuk ka një marrëveshje mes minatorëve dhe përfaqësuesve të firmës koncensionare, ACR për pagat dhe kushtet e kërkuara. Sot, në ambientet e minierës ku zhvillohet në kushte mjaft të rënda greva e urisë, kanë mbërritur dhe specialistët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Mësohet se specialistët do të vlerësojnë dëmin e shkaktuar në minierë pas ndërprerjes së punës, si pasojë e grevës. Kërkesat e minatorëve përfshijnë rritje page nga 20-40 për qind, përmirësim të kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit si dhe largimin e drejtorit të minierës së Bulqizës.

Advertisement