Bulqizë | ACR bën thirrje për rifillimin e punës në minierë

alt

“Minatorët duhet të kontaktojnë me administratën e minierës, në sektorin, të cilit i përkasin, për të nisur punën. Me paraqitjen në administratën e minierës, minatorëve do t`u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR”, thuhet në deklaratën e publikuar nga ACR-ja. Kompania “ACR” i bën thirrje minatorëve të mos bien preh e kërcënimeve të Kol Nikollës dhe disa pasuesve të tij. Po ashtu, “ACR” siguron minatorët që mbrojtja e tyre është e garantuar. Ndërkohë në reagimin e tij, kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla ka deklaruar se në minierën e Bulqizës nuk ka hyrë asnjë punëtor. Nikolla thekson se nuk ka kërcënuar asnjeri. “Po mbroj ligjërisht minatorët, punëtorët po dhunohen nga policia, tre prej tyre janë shtruar në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, është shprehur Nikolla.

Advertisement