Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari do të zhvillohen më 12 maj, deklaroi në parlament presidenti i vendit, Rosen Plevneliev. Pak ditë më parë, Plevneliev u dha të drejtën dy grupeve parlamentare, konservatorëve të GERB-it dhe opozitarëve socialistë që të krijonin një qeveri, që refuzuan ta bëjnë. Nesër, Plevneliev do të ngarkojë partinë e minorancës turke DPS për krijimin e qeverisë, por edhe kjo e fundit e ka kundërshtuar. ”Zgjedhjet e ardhshme do të bëhen më 12 maj”, tha Plevneliev, por pa saktësuar se kur do të shpërndajë parlamentin dhe se kur do të emërojë një qeveri të përkohshme.