Çeku u lirua pas një seance dëgjimore ku u diskutua se a duhet të vazhdohet burgimi i tij apo jo. Ai u burgos në bazë të një fletarresti të Interpollit në Qistendil të martën mbrëma, kur po kalonte nga Maqedonia në Bullgari. Serbia kishte kërkuar ekstradimin e Çekut, ndërsa autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar lirmin e tij. “Nuk jam shtetas serb dhe kurrë nuk do të jem. Serbia nuk mund të kërkojë ekstradimin e shtetasve të huaj”, ka thënë ish-kryeminstri i Kosovës para gjykatës. Lirimin nga paraburgimi të Agim Çekut e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e minsitrisë së Jashtme të Kosovës, Albana Beqiri, e cila ka thënë se ai shumë shpejtë do të kthehet në Kosovë. Por, disa media në Sofje kanë raportuar se Agim Çeku nuk do të mund të braktisë territorin e Bullgarisë brenda 40 ditëve, sepse ky është afati brenda të cilit shqyrtohet kërkesa e Beogradit për ekstradim.