Bullgaria në fakt, nuk është pjesë e këtij regjimi, pra, nuk futet në zonën e atyre vendeve që aplikojnë vizat Shengen, por duket se ka vendosur që të lejojë hyrjen e lirë pa viza të qytetarëve ballkanas të tre vendeve që e fituan të drejtën për hyrjen pa viza në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. E duke qenë vetë një i tillë, Bullgaria ka menduar që t’i bashkohet vendimit për liberalizimin e vizave me këto tre vende të Ballkanit Perëndimor.


