Bullgari – Kalfin kerkon liberalizim te vizave per Evropen Juglindore

Ministri i Jashtem bullgar, Ivajlo Kalfin ka kerkuar nga Brukseli zyrtar heqjen e regjimit te vizave per vendet e Evropes juglindore. Duke folur ne samitin e ministrave te Jashtem te vendeve te BE-se, Kalfin ka kerkuar qe kjo mase te perfshije Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi. “Shpresoj qe Komisioni Evropian do te marre nje vendim te tille, qe ne fund te ketij viti qytetaret e ketyre vendeve te udhetojne ne vendet e BE-se pa viza. Kjo do te jete nje porosi e forte per qytetaret e ketyre vendeve”, ka pohuar Kalfin.
Advertisement