Partia e qendrës së djathtë GERB, fitoi 39,7% të votave, kundrejt 17,72% të votave që arriti të marrë e majta në votimet e së dielës. Parlamenti bullgar ka 240, nga të cilat partia GERB do të ketë 116 vende dhe Partia Socialiste vetëm 40 vende. Ndërkaq, fituesi Borisov, pas shpalljes së rezultateve paraprake deklaroi se do të formojë së shpejti një qeveri, por ndërkohë nuk pranoi të përmendte emrat e partnerëve të mundshëm në koaliconin e ardhshëm qeveritar. Mësohet ndërkaq se tre grupime të tjera kanë hyrë në parlament, ndër të cilët nacionalistët e Ataka-s, koalicioni blu dhe partia e re populiste Rend, barazi, drejtësi, të gjitha me profil të djathtë, të cilat kanë deklaruar se janë të gatshme të mbështetsin një qeveri të krijuar nga GERB-i. Ndërkaq, partia e ish-mbretit Simeon II, që ka qeverisur vendin nga 2001 deri në vitin 2005 dhe ka dalë e dyta me 21,83% në vitin 2005, nuk e kapërceu kuotën e duhur prej 4% për të hyrë në parlament.