Bullgari | Dorëhiqet qeveria pas protestave të dhunshme

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen e qeverisë së tij, pas përfundimit të dhjetë ditëve të protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në vend, manifestime të shoqëruara edhe nga akte tepër të dhunshme. “Dje bëmë maksimumin për t`iu përgjigjur kërkesave të protestuesve. Ndërsa sot ne nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk duam të shikojmë gjak nëpër rrugë pasi çdo pikë gjaku është njollë për ne.Nuk mund të shohë as Parlamentin të rrethuar me gardhe. Qëllimi im nuk është pushteti dhe as të përfitojë nga pushteti por të mbrojmë njerëzit. Vendi ka nevojë për kredibiliteti të ri dhe janë njerëzit ata të cilët duhet të vendosin sesi duhet të qeveriset. Pushtetin nga e ka dhënë populli dhe tani po ai kthejmë sërish” është shprehur Borisov në Parlament. ”Kemi dinjitetin dhe ndershmërinë tonë. Është populli i cili na e besoi këtë pushtet që aktualisht mbajmë dhe sot po ja rikthejmë pikërisht atij”, deklaroi Bojko Borisov. Kryeministri bullgar po ashtu theksoi se ai nuk do të jetë pjesë e qeverisë së përkohshme para zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme legjislative, të cilat janë të parashikuar të mbahen gjatë muajit korrik të po këtij viti. “Nuk do të jem pjesë e një qeverisjeje, që komandon policinë që godet njerëzit dhe që protestat zëvendësojnë debatin politik”, theksoi ai. Kryeqyteti bullgar është përfshirë nga protestat, të cilat fillimisht ka qenë kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike, por që tani janë shndërruar në protesta kundër qeverisë së qendrës së djathtë. Rreth 2000 protestues u tubuan mbrëmë në qendër të Sofjes, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë. Protestuesit bllokuan bulevardin qëndror dhe hodhën gurë në drejtim të policisë, të cilat më pas kanë përdorur shkopinj gome për të shpërndarë turmën. Kryeministri Boyko Borisov ka premtuar se do të ulë koston e energjisë dhe se do të heqë licencën e kompanisë çeke për shpërndarje të energjisë por kjo gjë nuk I ka kënaqur protestuesit të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Të hënën, kryeministri Borisov si pasojë e protestave shkarkoi edhe ministrin e Financave Simeon Gjankov.

Advertisement