Bullgari – Arrestohet ish-kryeministri kosovar

“Agim Ceku është arrestuar të martën në Geshevo, kur sapo kishte hyrë në Bullgari, pas një mandati arresti të interpolit tha zëdhënësja Diana Yankulova për agjencinë e lajmeve AFP. Arrestimi i Cekut është bërë në Geshevo, vendkalimi kufitar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, në bazë të një urdhër–arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002. Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate në Kosove, Gëzim Kasapolli deklaroi për median se arrestimi i Çekut ishte bërë ndërsa ishte duke udhëtuar për në kryeqytetin bullgar, Sofje, ku ishte i ftuar në një takim zyrtar të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Mediat kosovare duke cituar zedhenesin Kasapolli thane se “Ish-kryeministri pritet të lirohet sot në mëngjes”. Beogradi e akuzon Çekun për krime lufte kundër serbëve në fund të viteve 1990, kur ai ishte drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para pak muajsh, Agim Çeku në bazë të fletarresteve serbe u arrestua në Kolumbi, ku edhe ju ndalua hyrja për 10 vite. Nuk është hera e parë që Agim Ceku arrestohet në shtete të tjera me fletër arrestin e firmosur nga Serbia. Në 2006 ai u arrestua në Slloveni e Hungari Kosova ka kundërshtuar përpjekjen e Serbisë për të ndaluar Çekun, me argumentin se Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës.