Bukuria “ireale”

Me sa duket ish zonja Cruise është bërë pjesë e hijeshisë që të dhuron photoshop-i. Kështu në fytyrën e saj është ndërhyrë dhe në ato pjesë në të cilat ajo nuk ka nevojë. Në fakt duhet të jetë stresi i provokuar nga divorci apo karriera e saj si stiliste, arsyet të cilat ndoshta e kanë çuar në këtë vendim, duke kërkuar ndihmën dixhitale.

Pas përfundimit të martesës me Tom Cruise, Kate i ka dhënë një drejtim të ri jetës së saj private, por edhe asaj profesionale. Së fundmi ka qenë e pranishme në Fashion Week në New York, ku ka prezantuar koleksionin e saj “Holmes & Yang”, krijuar në bashkëpunim me stilisten Jeanne Yang. Megjithatë për t’u rikthyer tek paraqitja e saj e fundit për kopertinën e Hparper’s Bazaar në Rusi, bukuria e saj shfaqet aq perfekte sa gati gati duket ireale. Kate po vërteton se gjithçka po ndryshon në jetën e saj dhe se ajo di vërtetë të ketë në dorë timonin.

Advertisement

holmes-and-yang-nyfw-spring-summer-2013-1-537x402