Bruksel – Rehn, kërkojmë reforma dhe konsensus politik

“Maturimi demokratik kryesisht për atë çfarë kërkon Komisioni Evropian, kërkon reforma konsensus politik këto janë çështje kryesore dhe janë thelbësore për çdo vend që kërkon anëtarësim në BE” tha në koneferencën për shtyp Rehn. “Kam diskutuar me zëvendëskryeministrin Meta edhe për bojkotin e opozitës, ky shqetësim është edhe për opozitën dhe i bëj apel që t’i japë fund bojkotit në parlament sepse nuk respekton standardet evropiane, debati demokratik duhet të zhvillohet në kuvend. BE merr në konsideratë dhe fillon të diskutojë opinionin e aplikimit të Shqipërisë në BE” tha më tej Rehn. Sipas Rehn vendi duhet të përmbushë kriteret politike, dhe bojkoti në parlament do të kishte një ndikim negativ. Ndërsa në fjalën e tij ministri i Jashtëm, Ilir Meta tha se vitin e ardhshëm pritet vendimi për vizat ndërsa janë marrë seriozisht rekomandimet. Meta përmendi edhe incidentin e gazetarit Mero baze duke theksuar se qeveria do të garantojë lirinë e mediave. Gjithashtu meta theksoi se qeveria do të thellojë reformat dhe ato janë në mënyrë të vazhdueshme.

Advertisement