Bruksel | Përfundon takimi Jahjaga-Nikoliç

Ka përfunduar në Bruksel i pari takim i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, njoftojnë mediat në Prishtinë dhe Beograd. Takimi i përbashkët me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, i presidentes kosovare Atifete Jahjaga dhe presidentit serb, Tomislav Nikoliç, ka filluar pas orës 17.30, pas takimeve të ndara që ka zhvilluar Baronesha me dy presidentët. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar takimin e sotëm me presidentin serb, Nikolic, si një takim të parë dhe të barabartë në marrëdhëniet shtetërore në mes të dy shteteve. “Është hapje e kapitullit të ri në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane”, është shprehur Jahjaga. Nikoliç, pas takimit me Jahjagën, ka thënë se është sjellë në kornizat e Rezolutës serbe për Kosovën. “Nëse Jahjaga vazhdon të insistojë në pavarësinë e Kosovës, dialogu nuk mund të shkojë në drejtim të arritjes së zgjidhjes së përbashkët”, ka shtuar Nikolic, i cituar nga media serbe.

Advertisement