Organi më i lartë ligjvënës i BE-së, do të miratojë në këtë mënyrë raportin e propozuar nga europarlamentarja Tanja Fajon, ku parashikohet që propozimit në fjalë t’i bashkëngjitet dhe ai për Slloveninë. Fajon nga ana e saj paraqitet e sigurtë që Parlamenti Evropian do ta miratojë raportin e saj. “Mendoj se është shumë reale të pritet që qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi të mund të udhëtojnë lirshëm në BE që prej 19 dhjetorit, gjatë Krishtilindjeve dhe festave të Vitit të Ri. Kjo do të ishte risi e madhe për njerëzit në rajon. Shpresoj se së shpejti, sapo t’i plotësojnë kriteret, do t’u bashkangjiten edhe qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës dhe të Shqipërisë. Parlamenti Evropian e mbështet fuqimisht liberalizimin e vizave të vendeve të Ballkanit perëndimor”, thekson Fajon. Nëse Parlamenti Evropian e miraton që sot këtë masë, atëherë qytetarët e tre vendeve ballkanike nisin nga aplikimi i kësaj mase në 19 dhjetor 2009.