Bruksel – Gruevski takohet me Barroso për cështjen e emrit

Saturday, January 17, 2026

KE nga ana e tij paraqitet mjaft i interesuar që kjo çështje të gjejë zgjidhje sa më parë pasi do të ketë pasoja direkte në proceset euro-integruese të Maqedonisë drejt strukturave evropiane. Javën që vjen do të vendoset nëse Maqedonia do të hyjë në fazën e fundit para anëtarësimit të plotë, por mund të ndodhë që Greqia ta bllokojë këtë proces. Deri në datën 7 dhjetor, është përcaktuar afati që këto dy vende ta zgjidhin çështjen e mosmarrëveshjeve për emrin, por duket se kjo ka pak gjasa që të ndodhë. Ndërkaq, në fundjavë, kryeministri maqedonas është takuar me atë grek, me të cilin u tha se nuk arriti ndonjë progres në lidhje me çështjen e emrit të ri të Maqedonisë. Pritet që takimi i 7 dhjetorit të sheshojë njëherë e mirë mosmarrëveshjet, ndërsa emrat kryesorë që qarkullojnë për Maqedoninë janë “Maqedonia Veriore” dhe “Maqedonia e Re”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -