Bruksel – Delegacioni austriak në PPE mbështet Berishën

Ndonëse pohon se “situata politike në Shqipëri është e dëmshme për vendin dhe e dëmshme për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, z. Strasser shton: “Unë shpresoj sinqerisht se Shqipëria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ta drejtuar vendin drejt anëtarësimit në BE”. Sipas z.Strasser, është koha për Shqipërinë t’i bashkohet familjes evropiane, dhe familja politike e PPE do të jetë aty për ta mbështetur dhe ndihmuar atë”. Strasser mirëpriti kthimin e opozitës në parlament dhe i kërkoi të qëndronte atje për të përmbushur rolin e saj si një opozitë demokratike që merr përgjegjësitë e saja si legjislator dhe përfaqësues i njerëzve seriozisht. “Unë gjithashtu mirëpres të gjitha masat e marra nga qeveria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe e inkurajoj të vazhdoje atë punë dhe ta përforcojë atë”, vazhdoi Strasser. “Shqipëria duhet të kapërceje të gjitha vështirësitë dhe të punoje bashkë në parlament për një të ardhme më të mirë. Kryeministri Berisha është njeriu i duhur në vendin e duhur dhe ka mbështetjen time të plotë”, përfundon deklarata.

Advertisement