Bruksel – BE sot miraton heqjen e vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë

Friday, January 16, 2026

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian zyrtarizon në këtë mënyrë vendimin e nxjerrë në datën 19 nëntor për heqjen e regjimit Shengen ndaj qytetarëve të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Ndërkaq, parashikohet që për miratimin e rezolutës së heqjes së vizave është në pritje Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina, për të cilat do të ketë një përshpejtim të procedurave. Rezoluta e cila u paraqit nga raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon gati dy javë më parë, u votua nga shumica e deputetëve. Kjo në fakt ka qenë vota e parë për heqjen e vizave, ajo e dhënë pikërisht nga Parlamenti Evropian , por vendimin përfundimtar pritet që ta japë sot Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian. Ndërkohë që në rezolutën e Fajon, parashikohet që Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina të përfitojnë liberalizimin e vizave fill pas plotësimit të kushteve. Nga ana tjetër, vendosja në të ashtuquajturën “listë pozitive të Shengenit”, do të thotë që banorët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, do të “jenë të liruar nga obligimi për marrjen e vizës” për në BE, por pa të drejtë pune në 27 vendet e Bashkimit Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -