Bruce Willis është shumë bujar.
Aktori ka surprizuar një kamariere në Gjermani kur i ka lënë një bakshish prej 923 dollarësh.
Bruce kishte dalë për darkë me bashkëshorten e tij, Emma Heming-Willis, modelen Karolina Kurkova dhe 13 partnerë biznesesh në restorantin e Hotelit Zoo’s Grace.
Sipas burimeve, grupi ka darkuar me pjata dhe verë nga më të shtrenjtat deri në orët e para të mëngjesit.
Ndërkaq, është mësuar se kamarierja e ka shpenzuar bakshishin me kolegët e saj, duke festuar.