Bruce Willis diagnostikohet me demencë!

Bruce Willis, i cili u tërhoq nga aktrimi majin e kaluar si pasojë e afazisë, është diagnostikuar me demencë frontotemporale (FTD), njoftoi familja e tij të enjten.

Gruaja e tij, Emma Heming, ish-gruaja Demi Moore dhe vajzat Rumer, Scout, Tallulah, Mabel dhe Evelyn – zbuluan se afazia (çrregullim në të folur që shkaktohet nga dëmtimi i një zone specifike në tru) e Willis kishte përparuar në demencë.

Advertisement

“Është e dhimbshme, por na lehtëson të dimë që më në fund kemi një diagnozë të qartë,” tha familja. “FTD është një sëmundje mizore për të cilën shumë prej nesh nuk kanë dëgjuar kurrë dhe e cila mund të prekë këdo. Për njerëzit nën 60 vjeç, FTD është forma më e zakonshme e demencës dhe për shkak se duhen vite për t’u diagnostikuar, FTD ka të ngjarë të jetë shumë më e përhapur nga sa mendojmë.”

Demenca nuk është sëmundje specifike, por është më tepër një term i përgjithshëm për aftësinë e dëmtuar për të kujtuar, menduar ose marrë vendime që ndërhyjnë në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Bruce Willis, i cili e nisi karrierën e tij në “Moonlighting”, ishte një nga yjet e filmave aksion të viteve 1980-1990, i njohur për “Die Hard” franchise, si edhe role të tjera në prodhime si “Pulp Fiction”, “The Fifth Element”, “The Last Boy Scout”, “Tëelve Monkeys”, “The Sixth Sense”, “Looper” dhe “Moonrise Kingdom”.