Bruce Willis debuton në Broadway

Bruce Willis këtë vjeshtë do të debutojë në Broadway, më konkretisht në përshtatjen e novelës së Stephen King, Misery.

Filmi i përshtatur sipas librit është bërë në 1990 nën drejtimin e Rob Reiner dhe me aktorë James Caan dhe Kathy Bates, e cila ka fituar një Oscar për performancën e saj si Annie Wilkes, fansja e çmendur që mbante peng novelistin Paul Sheldon pasi makina e tij u përplas pranë shtëpisë së saj.
Willis, do të luajë rolin e Sheldon, ndërsa Elizabeth Marvel do të jetë fansja e tij.
Pjesa është shkruar nga William Goldman, i cili ka shkruar dikur edhe përshtatjen e filmit.

Advertisement