‘Britney vs Spears’: Dokumentari i radhës për Britney-n, kësaj radhe nga Netflix!

Një dokumentar i ri në lidhje me kujdestarinë e Britney Spears po vjen në Netflix. Këtë javë, kompania ngacmoi pak ndjekësit me teaser-in e projektit të ardhshëm, publikuar në Twitter. Klipi prej 18 sekondash përmban një regjistrim të këngëtares duke lënë një mesazh për avokatin e saj në 2009, një vit pasi filloi kujdestaria. Sipas Variety, dokumentari i drejtuar nga Erin Lee Carr ka qenë duke u zhvilluar prej një viti dhe do të shfaqë “figura kryesore” të rëndësishme në jetën e Britney-t. Traileri i plotë i “Britney vs Spears”, pritet të publikohet ditën e sotme, 22 shtator.

Njoftimi vjen disa javë pasi babai i Britney, Jamie Spears, paraqiti papritur një peticion për t’i dhënë fund kujdestarisë së tij 13-vjeçare më 7 shtator.

Advertisement

Vitin e kaluar, Britney ka shprehur shqetësimin me dokumentarët për jetën e saj. Pas publikimit të Hulu: “Framing Britney Spears” në shkurt, ajo pranoi se qau për dy javë mbi dokumentarin dhe “ishte e turpëruar nga vëmendja”.

Këngëtarja ka bërë vërejtje të ngjashme edhe për publikimin e dokumentarit të BBC “The Battle For Britney: Fans, Cash and a Conservatorship”, duke e quajtur prodhimin “hipokrit”.

“Ata kritikojnë mediat dhe pastaj bëjnë të njëjtën gjë”, shkroi Britney atëherë.

Kësaj radhe, ndoshta Netflix ka marrë parasysh komentet e Spears dhe është fokusuar më pak në raportimin e mediave për jetën e saj dhe më shumë në atë që këngëtarja ka thënë muajt e fundit për kujdestarinë e saj.