Britney Spears zyrtarisht e fejuar

Përmes një postimi në Instagram, Britney Spears konfirmoi fejesën e përfolur me të dashurin e saj, Sam Asghari. Ajo shkroi:

“Nuk mund ta besoj”, teksa dukej më e dashuruar se kurrë në video.

Asghari, 27 vjeç, një aktor dhe trajner personal fitnesi, ka postuar gjithashtu një foto ku tregon unazën para kamerës.

Advertisement

Kohë më parë, Sam u pa në një nga dyqanet e Cartier duke parë për unaza dhe një eksperte, Kathry Money e “Brillian Earth”, vlerëson se kostoja e unazës së fejesës është nga 45.000 deri në 85.000 dollarë, në varësi të specifikave të gurit në qendër. Sidoqoftë, unaza nuk është nga Cartier.

Sipas Guardian, unaza është diamanti, 4 karat dhe ka të gdhendur fjalër “luaneshë” – nofkën e Sam për partneren. Kështu është shprehur krijuesi i unazave “Forever Diamons NY”, në një deklaratë.

Mjeshtri i argjendarisë, Roman Malayev, tha për Page Six se “është i emocionuar për rrugëtimin e tyre të vështirë dhe i lumtur që ‘Forever Diamonds’ do të jetë pjesë e çiftit përgjithmonë”.

Dyshja është njohur në xhirimet e videoklipit “Slumber Party” në 2016-ën dhe që prej atëherë, kanë qenë bashkë. Spears, më parë ka qenë e martuar me Kevin Federline, me të cilin ka dy djem, 14 dhe 15 vjeç. Ajo u martua shkurtimisht me mikun e fëmijërisë, Jason Alexander në 2004-ën.