Britania e Madhe përmes referendumit do të vendosë sot për t’u larguar ose për të qëndruar në Bashkimin Evropian.
46 milionë qytetarët do të vendosin për të ardhmen e Britanisë, teksa qendrat e votimit janë hapur në 07:00 dhe do të mbyllen në 22:00, ndërsa rezultati përfundimtar pritet të dalë nesër. Në votime marrin pjese britanikët, irlandezët e të gjithë qytetarët e Komunelthit ku përfshihen 53 shtetete që kanë qënë pjesë e perandorisë britanike.
Kryeministri Cameron së bashku me gruan e tij iu drejtua kutive të votimit duke bërë thirrje që të votohet pro qëndrimit të BE. “Votoni pro qëndrimit kështu që fëmijët tanë e nipërit tanë do të kenë një të ardhme më brilante” shkroi në twitter shefi i ekzekutivit.
Edhe lideri i laburistëve Corbyn votoi pro qëndrimit duke e deklaruar votën e tij në Twitter.
Rezultati përfundimtar pritet të dalë nesër e nëse vendi vendos të dalë jashtë procesi do të zgjasë 2 deri në 7 vite. E nëse kjo ndodh e e nesërmja do të jetë e premtja e zezë e sterlinës.