Lajmi njoftohet nga burime zyrtare të qeverisë britanike duke saktësuar se Ministrja e Brendshme Tereza Mei ka patur kontakte telefonike me Sekretaren amerikane të Shtetit për sigurinë e brendshme, Xhanet Napolitano. Britania dyshon se në vend janë futur edhe disa pako të tjera me lëndë plasëse dhe për këtë ka nisur verifikimet e të gjitha dërgesave të ardhura nga Jemeni.


