Brikenën e ‘tradhton’ fustani, zbulon aksidentalisht të pasmet gjatë spektaklit ‘Prime’.

Wednesday, March 25, 2026

Prime-i i mbrëmshëm në Big Brother VIP Albania u dominua nga momentet mes Brikenës dhe Mateos.

Përveç puthjes së parë që tërhoqi vëmendjen e publikut, dyshja pati edhe një tjetër arsye për të festuar, pasi Mateo arriti t’i shpëtojë nominimit kokë më kokë me Stenaldo Mëhilli.

Gëzimi i tyre ishte i madh dhe Brikena vrapoi menjëherë për t’i dhënë lajmin e mirë Mateos. Në entuziazmin e momentit, fustani minimal i modeles nga Kosova i zbuloi më shumë seç duhet, duke bërë që kamerat të kapnin një moment të sikletshëm.

 Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Pasi iu hodh në krah Mateos, fustani i saj u ngrit dhe Brikena u përpoq ta ulte me duar. Megjithatë, përqafimi i fortë i Mateos e bëri të vështirë rregullimin e menjëhershëm, ndërsa skena u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

 Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

 Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Digicom