Listës së gjatë të vajzave të njohura të showbizit shqiptar që provuan emocionet e pakrahasueshme të mëmësisë gjatë këtij viti, Zaimina Vasjari, Amarada Toska, Floriana Garo, Estela Ujka, Emina Çunmulaj dhe Xhensila Myrtezaj, iu bashkua disa më javë më parë edhe këngëtarja simpatike Adelina Tahiri. Mirëpo në ndryshim nga mamatë e mësipërme që sollën të gjitha në jetë vajza, Adelina është bërë mama e një vogëlushi që ajo dhe bashkëshorti, avokati i pasur maqedonas Serjoza Markov, vendosën ta pagëzonin me emrin Jon. Këngëtarja e hiteve ‘’Ti mos u kthe’’ apo ‘’Narcizoid’’ është treguar e kujdesshme të mos ekspozojë për asnjë moment fytyrën e Jonit në rrjete sociale, por nuk ka ngurruar aspak të ndajë pamjet e super shtëpisë së saj që ngjan me një hotel përrallor. Mbrëmjën e djeshme ajo ka ndarë disa imazhe nga shtëpia ku tashmë jeton e lumtur me meshkujt e saj dhe duket thjesht magjepsëse.
Nuk dihet nëse Adelina ia ka besuar arredimin ndonjë arkitekti apo janë shijet e personale, por duket qartë se ngjyra e artë është e preferuara e saj pasi mbizotëron kudo. Për më tepër shihni fotografinë e mëposhtme.
Living