Më pas ajo u pushua nga kasta e aktorëve për shkak të kapriçove të saj. “Kam hedhur në erë një mal me shanse të jashtëzakonshme, pasi ndieja që nuk e meritoja suksesin”,- ka pohuar ajo gjatë një interviste për Vanity Fair. “Brenda ka qënë dashuria me shikim të parë e jetës sime, por në të njëjtë kohë dhe burim i shumë fatkeqësive të mia. Më shndërroi në një person vetë shkatërrues”,- ka vazhduar më tej aktorja.
Shannen ka bërë edhe një bilanc se si ka qënë adoleshenca e saj gjatë kohës që ishte shndërruar në një simbol për miliarda të rinj: “U rrita shumë shpejt, isha e rrethuar nga njerëz të famshëm dhe e ndjeja veten shumë të përkëdhelur. Por duke e ditur që të duan kaq shumë fillon të bëhesh dhe pak e padjallëzuar. Megjithatë nuk e konsideroj veten një viktimë. Ajo që nuk kuptoja ishte fakti se çdo gjë thoja gjatë xhirimeve përfundonte nëpër tabloide të ndryshme e sa më shumë bëhesha pjesë e tyre aq më shumë rritej imazhi im si një vajzë e keqe. Fatkeqësisht e tillë po shndërrohesha vërtetë!”.
Kjo situatë është reflektuar dhe në jetën private të Shannen e cila u martua me një tip të cilin sapo e kish njohur, gjatë kohës që vazhdonte të interpretonte tek “Beverly Hills”. Pas disa vitesh u martua për të dytën here dhe pohon se ky ka qenë gabimi më i madh i jetës së saj. Gjithsesi në fund aktorja njohu Kurt, me të cilin jeton një jetë të qetë dhe të lumtur edhe sot e kësaj dite.