Brazil – Shkon në 17 numri i trupave të gjetur nga Air France

Marina franceze dhe ajo braziliane po bëjnë të pamundurën që të nxjerrin të tjerë trupa për t’ua kthyer familjarëve, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike. Ndërkohë janë publikuar edhe foto, të pjesëve metalike të avionit që kanë dalë në siperfaqe të ujit, ku lexohet qartë logoja e Air France. Ndërkohë hetimet janë përqëndruar në funksionimin e keq të sensorëve që masin shpejtësinë, të cilët mund të kenë ngrirë. Kështu njoftoi nënsekretari i Transporteve franceze, Dominque Bussereau.

Advertisement