Brazil – Mbi 500 viktima nga përmbytjet

Në lajmin e raportuar gjatë mëngjesit në BBC, bëhet me dije se numri do të vazhdojë të rritet ende, pasi lokalitete të tëra ku ka patur rrëshqitje dheu ende nuk janë arritur prej forcave të shpëtimit. Kjo është fatkeqësia më e keqe e këtij lloji në historinë e shtetit amerikanojugor, më e rëndë edhe se rrëshqitjet famëkeqe të dheut në Karaguatatuba në San Paolo në vitin 1967, të cilat shkaktuan vdekjen e 430 personave.